96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në sheshin Skëndërbej të cilët më pas marshuan drej Kryeministrisë ku dhanë edhe mesazhet e tyre, për të marshuar më pas te “Blloku i Sigurisë”.

“Gjithë Shqipëria është me ju” kanë qenë thirrjet e protestuesve mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit nr. 3, te Blloku i Sigurisë në Mine Peza, ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Qytetarët kanë vijuar protestën me thirrjet “Lironi çunat, lironi gocat” dhe “Arrestoni Ramën”, duke kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta qytetare do të vijojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të shënojë ditën e 100-të të protestave.

Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për këtë datë synohet një mobilizim më i madh qytetar. Protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.

Një tjetër datë e rëndësishme është 12 shtatori, kur pritet që Diaspora shqiptare të zbresë në Tiranë. Për këtë ditë është paralajmëruar gjithashtu një pjesëmarrje masive në protestë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim në ditët në vijim, ndërsa 7 dhe 12 shtatori pritet të jenë dy prej momenteve më të rëndësishme të aksionit qytetar.

The post 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme