Pas urdhrit të Ramës, që Dritan Leli të përjashtohet nga PS-ja, ky i fundit ka shtuar rezistencen. Burime brenda bashkisë së Vlorës thonë për mediat se kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka bërë gati letrën e shkarkimit për nënkryetarin Afrim Qëndro.
Megjithatë asnjë nga palët nuk pranon të prononcohet. Zërat thonë se shkarkimi gjendet në tavolinën e Lelit, dhe është çështje orësh finalizimi.
Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë, por nuk ka qenë brenda godinës, ku u komandua disa muaj më parë me urdhër të Gjiknurit.
Qëndro ka zhvilluar një takim bashkë me Damian Gjiknurin me anëtarë të Partisë Socialiste. Ende nuk dihet nëse shkarkimi i është komunikuar Qëndros apo jo. Megjithatë situata vijon të jetë e ‘acaruar mes’ palëve.
Qendro është njeriu i besuar i Ramës dhe Damianit, dhe pjesë e punëve te tyre herët.
Mesa duket Leli jo vetëm nuk pranoi urdhërat e Ramës për te ikur e happur vendin Qendros, por po e vijon rezistencën.
Ky zhvillim, tregon se kreut të qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit, pikërisht 44 ditë para zgjedhjeve, dhe akoma më shumë aty ku kandidon edhe vetë.