VIDEO ekskluzive/ Koalicioni i FRD me PD, Meta-Veliajt: Palaço i bashkisë, e di mirë ti …

Një grusht shteti e cilëson presidenti Meta, nxjerrjen nga zyrat të një partie, vetëm sepse nënshkroi me opozitën në koalicionin.

Pas këtij nënshkrimi, Erion Veliaj  i ka kërkuar FRD-së që të lirojë zyrat.

Në lidhje me këtë situatë ka ndërhyrë dhe presidenti Ilir Meta.

‘E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës.

Kjo bëhet vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë.

Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit’.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme