Rezultat befasues në anketën e Sakte.net: Lulzim Aliu, Bilall Kasami dhe Skender Rexhepi gëzojnë simpatinë e besatarëve për kryetar të Lëvizjes BESA

Në anketën e portalit Sakte.net se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Lëvizjes BESA, mbështetje të konsiderueshme ka marrë edhe emri i Prof.Dr Lulzim Aliut.
Pas mosmarrëveshjeve që u bënë publike kohëve të fundit brenda subjektit më të madh opozitar shqiptar në Maqedoni, kongresi i ardhshëm që pritet të definojë udhëheqësinë e Lëvizjes BESA është ndarë midis grupit që e përkrahin Bilall Kasamin dhe grupi tjetër i cili kërkon përgjegjësi nga Kasami. Një ndër emrat e popullarizuar është edhe ai i Skender Rexhepi – Zejdi. Mirëpo, ndonëse nuk është ekspozuar dhe ka preferuar të rrijë larg zënkave për të udhëhequr partinë, Lulzim Aliu ka marrë një mbështetje të konsiderueshme nga publiku në anketën e portalit Sakte.net
Me gjasë, simpatizantët e kësaj lëvizje politike, përtej profesionalizmit, kanë preferuar edhe natyrën e tij të qetë dhe të matur./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme