Organet më të larta partiake të LSDM-së javën e ardhshme do të mbajnë mbledhje në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit për llogaridhënie, sipas statusit të partisë, pas disfatës së zgjedhjeve të dyfishta të pësuar nga partia dhe njoftimeve për ndryshim të udhëheqja.
“Janë duke u përgatitur për proceset që do të zhvillohen në parti, sipas procedurave statutore dhe asaj që është bërë e ditur publikisht deri më tani, pas zgjedhjeve. Javën e ardhshme janë planifikuar takime të kryesisë së LSDM-së dhe Bordit Ekzekutiv për të filluar procedurën për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, sipas Statutit të partisë”, thonë nga LSDM./ Alsat.mk