Me ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit, mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë që shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias ta vizitojë Shkupin.
“Në rast se bëhen këto hapa simbolike, nuk duhet të përjashtohet mundësia që ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, së shpejti me aeroplan, të vijë në Shkup, me linjë të drejtpërdrejtë nga Athina, i pari pas shumë viteve”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, ndërsa me koment të ngjashëm është edhe botimi online i gazetës “Proto tema”, duke publikuar se shefi i diplomacisë greke “i përgatit valixhet për në Shkup”.
“Kotzias po përgatitet për udhëtim në IJRM pas ndryshimit të emrit të aeroportit”, thekson “Pro tema”.
Sipas mediave në Greqi në periudhën e fundit Nikos Kotzias, ka shprehur dëshirë të jetë i pari i cili nga Athina me aeroplan të vinte në Shkup, nëse edhe në praktikë zbatohen paralajmërimet e kryeministrit të Maqedonisë nga Davosi për riemërimin e aeroportit dhe autostradës.
Ndërkaq, për këtë informacion nuk ekziston konfirmim zyrtar.