Rifillon puna në urën e Ibrit në Mitrovicë

Ka rifilluar puna në urën e Ibrit në Mitrovicë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie. Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter se është i lumtur që tashmë ka rifilluar puna aty.
“Jam i lumtur të shoh punën duke u rifilluar në urën e Mitrovicës! Nuk ka alternativë ndaj Dialogut të Brukselit dhe suksesi varet nga zbatimi i çdo marrëveshjeje”, është shprehur ai.

Delawëie, më herët e kishte shkruar edhe një ‘Twitt” tjetër për po atë pjesë të Veriut. Thotë se të gjithë qytetarët në Kosovë duhet të kenë qasje në drejtësi.

“Jam i lumtur të vizitoj gjyqtarin Kabasic dhe ekipin e tij që punon për të marrë edhe drejtimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ambasada & USAID Kosovo vazhdojnë të mbështesin integrimin e drejtësisë”, ka shtuar ai.

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është sinonim i qytetit të ndarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme