Rikthehen “Rugovasit”: Kërcënojnë Kryeministrin

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 16:38

Grupi “Rugovasit” që disa herë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Prishtinë, siç ishte ai tek Parlamenti dhe tek shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shalës, janë rikthyer me mesazhet e tyre elektronike, njofton Klan Kosova.

Një të tillë e kanë dërguar edhe sot, duke kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe duke e porositur “që të mos gabojë e ta kthejë Demarkacionin në Parlamentin e Kosovës”.

“Isa Putini po tenton me kthy demarkacionin. I bojm thirrje mos me gabu me kthy”, shkruajnë “Rugovasit” me plotë gabime drejtshkrimore.

“Jo rasisht te vorret ne Prishtine e kem lon ni predhe, te prroni ne jug te vorreve. I bojm thirrje edhe gjithe deputetve mos me gabu mifal tokat tona”, përfundon mesazhi i shkurtër e kërcënues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme