Rikthehet Anjeza Shahini, shpalos sekrete

Duket se kjo është pika e dobët për ҫdo nuse shqiptare, e re a e vjetër qoftë, madje edhe në rastet kur kombësitë janë të ndryshme.

Sa herë gjenden përballë intervistave mediatike, nuset e reja shqiptare e sidomos ato që i përkasin botës së spektaklit, e bëjnë gjithmonë kureshtar publikun për marrëdhëniet që vendosin me prindërit e bashkëshortit.

Kësaj kureshtjeje nuk i ka shpëtuar as këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, e cila ka qenë e ftuar në studion e Top Channel, nga ku ka ndarë me publikun edhe disa sekrete për marrëdhënien me prindërit e bashkëshortit, Paul Edward Conolly.

Prindërit e Paul kanë qenë dhe janë shumë kureshtarë për të dhe për Shqipërinë, tregon Anjeza: “Ata janë shumë kuriozë për mua dhe për vendin tim. Në familjen tonë nuk ka të huaj, megjithatë ata duan të dinë më shumë, ndaj më pyesin gjithmonë për gjëra të ndryshme…”

E ngacmuar veҫanërisht për vjehrrën, Anjeza tregon se ajo është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me të janë shumë të mira: “Quhet Gwen dhe është shumë e mirë. Unë e kam përmendur shpesh edhe në televizion, ndaj edhe është e habitur që e përmend dhe më thotë: “Po unë ҫ’dua në televizion?”

Anjeza tregon se vjehrra e saj e ka vizituar Shqipërinë dhe i pëlqen shumë vendi ynë. Madje, shumë vite më parë, ajo mori edhe një shenjë nga Shqipëria që do t’i tregonte se në shtëpi do t’i hynte një Anjezë: “Ajo kishte vizituar një vend që njihet si Anjeze. Madje më ka thënë se atje kishte thyer edhe këmbën. I kujtohet si moment dhe ma ka përmendur. Paska qenë e shkruar… më ka thënë sa herë e kujton.”

Kështu, që Anjeza do të ishte pjesë e një familjeje diplomati, e kishte parandierë më herët vjehrra e saj. Edhe pse ata jetojnë shumë kilometra larg njëri-tjetrit, Anjeza thotë se e ndien veten me fat për familjen e saj të re që gjeti në Londër./class

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme