Rikthehet Gecaj, kësaj radhe i del punë me bashkëpartiakët!

Bajram Gecaj ish-zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka në profilin e tij në facebook ka ironizuar me kritikat e ish figurave kryesore të LDK-së të cilët kanë mbetur jashtë garës për deputet duke thënë që në mbledhjen e ardhshme të LDK-së do të propozohet tu jepe me “qera”, partia këtyre individëve që ta rregullojnë sipas qejfit të tyre.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të “outsider-ëve” si dhe brengosjes së tyre “thellësisht të sinqertë” me zhvillimet brendapërbrenda LDK-së, ndoshta nuk do të ishte keq që, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me “qira”, e që këta “dashamirës” të partisë ta “rregullojnë” atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!

Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve”!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme