Mbyllet sondazhi: Lëvizja BESA e përmbysë BDI – në. Ja rezultati!

Kanë mbetur prapa ditët kur BDI mundohej ta shpërfillte Lëvizjen BESA duke e shpallur si “parti të vogël” dhe për këtë fakt duke mos pranuar që të ballafaqohej në debate televizive. Zgjedhjet e fundit parlamentare e konfirmuan këtë Lëvizje si partinë kryesore opozitare, me 58 mijë vota duke e përgjysmuar partinë e Ali Ahmetit.

Tani, të dy partitë shqiptare janë rivalet kryesore në zgjedhjet lokale, data e së cilave pritet të bëhet publike së shpejti.

Në sondazhin e portalit Sakte se për cilën parti do të votonin shqiptarët e Maqedonisë, Lëvizjen BESA apo BDI – në, rezultatet janë befasuese. Ato tregojnë një rënie drastike të partisë së Ali Ahmetit.

240 lexues kanë votuar në adresë të Lëvizjes BESA, pa llogaritur edhe dhjetëra komente mbështetëse për këtë subjekt politik.

Ndërsa, vetëm 13 votues kanë marrë guximin ta shpalosin përkrahjen e tyre për BDI – në e Ali Ahmetit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme