Rilindje me Besë – o sot, o kurrë!

Fjalimi i kryetarit të RDK – së, Fadil Zendeli në konventën për promovimin e kandidatëve të koalicionit “Rilindje me BESË!”

RILINDJE ME BESE, O SOT O KURRË

Dje u mblodhem në Shkup që të kërkojmë besimin e votuesve shqiptarë për koalicionin tonë BESA RDK, që nenkuptohet edhe nga vetë sigla jone  “Lëvizje me Besë”, e cila në vetë ngërthen opcionin për Rilindje demokratike kombetare të shqiptarëve në këto troje, të bashkërenditur me Besën që duam ta lidhim me të gjithë Ata që akoma besojnë në zakonin e kahmotshëm shqiptar të mbajtjes së fjalës së dhënë, të premtimit të dhënë, pra të besës së dhën përpara elektoratit dhe zgjedhësve tanë.

Mu këtu edhe dallojmë nga BDI, partia që tashmë 15 vite jep premtime që në fund të mandatit mbeten vetëm fjalë boshe, dhe pa u skuqur fare vijnë edhe na premtojnë të njëjtën gjë çdo cikl zgjedhor, thuase nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme t’i realizojnë premtimet e dhëna.

Shikuar historikisht, udhëheqësit e tanishëm e kanë shkelur që në fillim besën pra betimin e dhënë mu përpara varreve të heronjve tanë kombëtarë se do të punojnë dhe japin jetën për liri dhe bashkim kombëtar, që pastaj të perfundojnë si luftëtarët më të flaktë të mbrojtjes se shtetit ‘unitar’ maqedonas, duke i harruar njëkohësisht nevojat dhe aspiratatat e bashkëqytatarëve shqiptare për liri dhe barazi të vërtetë me bashkëqytetarët maqedonas, me vete faktin se vetë ‘pranojnë’ se e shtynë deri ne pakufi zgjidhjen e çështjeve të hapura ndernacionale, me arsyetimin se janë duke u dhënë përparesi vetëm eurointegrimeve ballkanike.

BDI që nga themelimi u distancua nga implementimi i Marrëveshjes edhe ashtu të cunguar të Ohrit,  sepse hoqi dorë nga afati i kufizuar për implementimin e saj deri më vitin 2004, edhe atë mu nga 2 pikat më kryesore të saj, për të cilat luftoi dhe kontribuoi i gjithë populli shqiptar, duke i dhënë prioritet zgjidhjes evolutive dhe të paafatizuar të këtyre çështjeve. Në fakt, ata e pervetësuan dhe privatizuan gjithë meritën për organizimin e luftës, që tash turpshëm vetë e minimizojnë dhe e quajnë konflikt i armatosur për të drejta civile.

BDI poashtu vetë hoqi dorë nga insistimi për përmbushjen e obligimit të marrë nga pala maqedonase për resocializimin e pjesëtarëve në konfliktin e armatosur, dhe nuk e realizoi statusin e veteranëve të luftës për luftëtarët shqiptarë, të cilët i la pasdore, në mëshirën e fatit, pa u perkujdesur fare për familjaret e dëshmorëve, dhe invalidëve të luftës, madje duke e thënë publikisht se ‘ata kanë dalë vullnetarisht në luftë’, dhe askush prej tyre nuk ka luftuar për pensione dhe përkujdesje sociale, por vetëm u perkujdesën për faljen e udhëheqesisë partiake nga ndjekja penale, duke pranuar kësisoj se ata kishin bërë faj që i kishin kapur armët, dhe iu lutën shtetit maqedonas që t’i falte, njësoj sikundër që falen kriminelët ordinerë.

Nga ana tjetër e kanë gojën plot dhe s’kanë kredi tjetër politike përveç Meritave të luftës së para 15 vitesh, dhe na kujtojnë për këtë sa herë që e kanë punën pisk, kur ballafaqohen me pyetjet e qytetarëve, se cilat janë Meritat e tyre politike për 15 vitet e tyre të kaluara në qeveri.

Tani sërish u kujtuan për kapitalin e luftës dhe po keqpërdorin femijët e dëshmorëve të lirisë, por e harrojnë faktin se nuk siguruan pensione për jetimet dhe vejushat e luftës, dhe për shkollim dhe mjekim falas të fëmijëve të tyre, njësoj siç bënë bashkëqytetarët tanë maqedonas me të a.q. branitellat e tyre; ata bëjnë gjoja se po kandidojnë pjesëtarë të luftës, por harrojnë ta permendin faktin se nuk siguruan pensione për veteranët e lufts, njësoj siç bëri shteti i Kosovës, madje edhe për pjesëtarët shqiptarë nga Maqedonia, por edhe më teper si p.sh. sigurimin e çështjes banesore për familjet që kishin humbur kulmin mbi kokë ne kohen e luftës, dhe sistemimin e tyre prioritar në administratën shtetërore , në polici, ushtri dhe gjetkë, njësoj siç bënë bashkëqytetarët tanë maqedonas me të a.q. branitellat e tyre.

Që tragjedia të jetë më e madhe, BDI lejon në heshtje që burgjet akoma të mbushen me ish ushtarët e UÇK që patën guximin të kerkojnë llogari për punët e pabëra si amanet i dëshmorëve, por edhe lejon që ata të zhduken dhe vriten në mënyrë misterioze (si Harun Aliu me shokë) dhe publike (ne Lagjen e trimave-Kumanovë), pa e prishur fare ‘rehatinë’ e kolltuqeve dhe duke mos kërkuar aspak llogari prej parnterit të tyrë përse ndodh kjo!

Pastaj, u duheshin 15 vite në pushtet të kujtohen për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, edhe pse paraprakisht më gjithë fuqinë përpiqeshin të na bindnin se gjuha shqipe është plotësisht zyrtare, vetëm pse ata e fituan të drejtën për vete të flasin por jo edhe të shkruajnë dhe të udheheqin seanca në shqip, sepse këtë nuk ua lejon “padroni” (me falni partneri!) i tyre në qeveri VMRO-DPMNE.

Mos valle mendojnë se populli vuan nga amnezia dhe ka harruar se teksti n fuqi (i përpiluar nga VMRO) i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe u soll në vitin 2008 së bashku me nja 100 ligje tjera, edhe atë me votat e BDI-se edhe në menyre ultimative, si kusht i vënë paraprakisht nga VMRO për pranimin e tyre në qeveri. Pra akoma pa u votur qeveria, deputetët e BDI së pari i votuan ligjet të bëra gati, pa pasur kohë as edhe t’i lexojnë dhe jo më t’i propozojnë si përfaqësues të shqiptarëve në parlament.

U desht presioni i fuqishëm i opinionit publik dhe kësaj opozite shqiptare që me ne fund BDI të pranojë se të gjitha punët i ka lënë përgjysmë dhe kërkon veç edhe një mandat të fundit gjoja për t’i finalizuar ata. Së paku të na kishin treguar prej fillimit se u duheshin njezët vite për ta implementuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilen e kanë gojën plot, por të cilën vetë e Zhvlerësuan, pasi ajo tashmë është me afat t skaduar, dhe duhet ridefinuar dhe perditësuar me nevojat dhe rrethanat e reja politike.

Nuk ua ka fajin askush që pranuan t’i kenë kompetencat sa vetëm një Ent për punësim” të administratorëve dhe referentëve në administratë, pa u dhënë atyre ingerenca në udhëheqje dhe mundësi për avancim në karriere, dhe sa një ‘shoqatë kulturore-artistike’ që merret me muzeje, dhe përmendore nëpër fshatra, larg qyteteve dhe kryeqytetit, i cili është mbushur plot me përmendore nga historia maqedonase, dhe as tri përmendoret e premtuara nuk i realizuan dot.

Vetë e kane fajin se nuk kanë e fuqinë politike ta kushtëzojne partnerin me Marrëveshje para se të hyjnë në qeveri, por së pari turren sa më shpejt të hyjnë atje që të mos ua zën vendin dikush, dhe pastaj të sillen brenda si ‘opozitarë’ dhe të kërkojnë lemoshë dhe të marrin thërrmia nga buxheti qendror.

Tash u kujtuan të na premtojnë se do të luftojnë për ndarje proporcionale të buxhetit, ndërsa kur bëhej ligji për decentralizim dhe financimin e komunave, vetë me dorën e tyre votuan për këto ingerenca simbolike të komunave shqiptare, të cilat s’kanë fuqi dhe buxhet as të mirembajnë shkollat, dhe jo më të nderrojne emrat e tyre, pasi janë gjithnjë te varur nga donacionet (dhe jo dotacionet) e qeverisë.

Dhe tash më në fund, falë presionit tonë opozitar, premtojnë me çka edhe pranojnë publikisht, se nuk i kanë bërë te gjitha këto që tash i kërkon me ngulm opozita shqiptare, dhe thonë se ne nuk paskemi ide dhe projekte dhe duhet t’u tregojmë atyre ku kanë gabuar. Vetë 5 pikat e tyre të famshme të a.q. platformeë zgjedhore janë dëshmi se ku kanë gabuar deri tani, dhe kërkojnë edhe një afat riprovimi (si ngelësa që janë!) për t’i përmirësuar gabimet e tyre, duke premtuar këteë herë se do të jenë “nxënës” të mire, dhe do t’i dëgjojnë “mësimet” e popullit!

Pikërisht kjo platformë edhe e dëshmon paaftesinë e tyre për të na përfaqësuar, se nuk meritojnë më një shans të fundit, por meritojnë dënimin e popullit për shkeljen e besës së dhënë, me atë se do t’i japë shansin këtij koalicioni të forcave të reja progresive dhe intelektuale, të pastra moralisht dhe kombëtarisht, të pakapura dhe te pakushtëzuara nga keqpërdorimi i kompetencave dhe shkelja e ligjit falë pasurimit të menjëhershëm, të cilën edhe e dëmshpërblejnë me heshtjen dhe mospunën e tyre, vite me rradhë!

Ne Jua japim besën se gjitë keto premtime do t’i realizojmë vetëm gjatë një mandati 4 vjeçar, dhe për këtë do të mirremi vesht me mandatarin, para se të pranojmë ta bëjmë qeverinë së bashku, duke e ballafaquar atë me rrezikun e hyrjes së shtetit jo vetëm në krize qeveritare, por edhe institucionale, dhe me vënien në dyshim të perspektiveës euroatlantike, si pasojë e mosrespektimit dhe mosplotësimit të të drejtave qytetare dhe nacionale shqiptare në Maqedoni.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme