Sistemi i arsimit në Maqedoni

Selim Iljazi

Se në ç’nivel është sot sistemi i arsimit në Maqedoni nuk është nevoja të na shes përralla Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu, bile as zëvendësi i ti Spiro Ristovski, apo ish-ministri Abdilaqim Ademi. Gjithë shqiptarëve këtë ua tregojnë vetë oligarkët, që e kanë vënë nën kontroll Maqedonin.

Ndërsa i gjithë pushteti është vënë në shërbim të këtyre pak oligarkëve që po i varfërojnë nga dita në ditë shqiptarët e shkretë. Pishtar Lutfiu përpiqet të na mbushë mendjen se tashë ka më tepër drejtësi e transparencë. Të paktën transparencë nuk ka. Ndërsa Lutfiu na nxjerr udhëzime si e kur t’i vijnë nëpër mend. Shumica e shqiptarëve nuk do të marrin vesh ndonjëherë se ç’ndodh në të vërtetë me arsimin shqiptar këtu në Maqedoni. Vetë arsimi ka në themel të tij drejtues që as nuk duan t’ia dinë se ç’hapa bëhen. Në qendër të vëmendjes kanë vetëm nivelin e fitimeve të tyre.

Duke orientuar studentët në universitetet private, apo deri edhe duke u tregtuar mësuesve kreditet. Niveli në rritje i ndotjes së arsimit po çudit shqiptarët në Maqedoni, nuk dinë nga t’ia mbajnë. Sepse oligarkët që kanë karrigen e pushtetit, për vete e kanë gjetur zgjidhjen. Të gjithë fëmijët e tyre i dërgojnë për studime në universitetet e huaja. Ndonjë edhe duke e punësuar nëpër ambasada.

Kësisoj, një rrugë e dy punë. Edhe fiton diplomën universitare, edhe punësohet në shërbimin diplomatik, që nuk është pak dhe të cilin e ëndërrojnë shumë shqiptarë. O shqiptarë! Vëreni me kujdes! Nuk është vështirë të kryeni një kontroll, qoftë edhe sipërfaqësore. Të jeni të bindur se të gjithë oligarkët gjysmëanalfabetë, po me xhepat e mbushur plot me para dhe oligarkët që kanë zaptuar karriget e pushtetit i kanë të gjithë fëmijët e tyre në universitetet e botës. Dhe ministrat tanë nxjerin udhëzime si t’i vijë për mbarë ati. Se edhe ajë si oligark i thjeshtë e di se fëmitë e shumë funksionarve studiojnë nëpër universitetet evropiane.

Në këto kushte, as nuk duhet pritur se do të përmirësohet ndonjë gjë në sistemin arsimor shqiptar këtu në Maqedoni. Gjithçka vetëm do të shkojë drejt përkeqësimit, përderisa çdo karrige pushteti, apo e drejtimit të arsimit do të jetë në duart e oligarkëve. Ashtu siç janë vendet e punës. E keni vënë re? Vendet e punës janë për pinjollët e oligarkëve që kanë studiuar jashtë. Dhe në fillim të kërkesës është shënuar: të ketë studiuar jashtë. Po ata që kanë mbaruar me nota shumë të mira në universitetetet vendore ? Eh, ata me të parë e me të bërë. Mund të punësohen ndonjëherë kamarierë.

Siç po ndodh realisht në këtë Maqedoni. Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimimit, shoqëritë dhe kombet synojnë t’u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria. Po sistemi i arsimit në Maqedoni, a po përpiqet të arrijë të njëjtat objektiva si gjithë bota e zhvilluar dhe qytetëruar?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme