Rita Hajzeraj emërohet zëvendësministre e Integrimeve?

Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk kanë arritur ta emërojnë ministrin e ri në Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Ka disa muaj që kjo ministri nuk ka ‘zot shtëpie”. Por siç duke koalicioni qeveritar tashmë ka filluar që t’i lëvizë gjërat në përshpejtimin e emërimit të stafit të ri në këtë ministri.

 

Gazeta Express, nga burimet e saja brenda koalicionit qeveritar merr vesh që në ministrinë e Integrimeve zëvendës ministre do të emërohet Rita Hajzeraj, e cila për momentin ushtron pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punës.

Express po ashtu merr vesh se  Hajzerajn do ta zëvendësoj Safet Kamberaj i cili do të emërohet në pozitën e zëvendësministrit të mirëqenies sociale.

E gjitha këto emërime koalicioni qeverisës po i bën pas premtimeve që shefi i PDK’së u ka bërë para disa ditëve diplomatëve të huaj duke u premtuar se shumë shpejtë do të zgjidhet çështja e emërimit të ministrit për Ministrinë e Integrimeve./GazetExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme