Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg.
Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.
E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi. Dyshja kanë sjellë duetet e këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
E pas përfundimit të sezonit veror të ngarkuar me dasma dhe ahengje, Rita ka zgjedhur që të udhëtojë drejtë Zvicrës për të pushuar.
E nga atje na ka njoftuar me “bishën e saj të re”, duke pozuar para veturës së saj milionëshe./ORAinfo/