I njëjti ka thënë për klankosova.tv, se ai në Polici ka shkuar pasi e ka pa lajmin në disa prej mediave.
“Në Polici kam shkuar për ta demantuar lajmin, unë nuk kam ndikuar tek votuesit”, ka thënë Bytyqi.
“Unë thjeshtë vetëm ua kam dërguar ushqimin vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Ndërsa Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se tre persona janë intervistuar për dhënie dhe marrje të ryshfetit gjatë procesit zgjedhor në Istog.
“Këta persona pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.
Ibraj tutje ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë në ditën kur po votohet “gjithçka është në rregull”.
Në Istog sot po votohet për herë të tretë, për ta zgjedhur të parin e kësaj komune.