Sot në Shkup, pjesëtarët e policisë ndaluan I.M, pasi ky i fundit rreth orës 10:32 raportoi me telefon se gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, një pajisje shpërthyese do të aktivizohet para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë Veriore.
Policia ka ndërmarrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe është përcaktuar që raporti është i rremë.
Raporti i rremë nuk ndikoi në vizitën e presidentes së KE-së dhe aktivitetet vazhdojnë sipas agjendës së planifikuar.