RMV, çmimi për metër kub dru ka arritur në 5.300 denarë

Çmimi për një metër kub dru për ngrohje ka arritur në 5.300 denarë në Shkup, ndërkaq në qytetet tjera në 4.500 – 5.000 denarë. Përveç rritjes drastike të çmimit, e cila është për 70% më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, rëndë gjenden edhe në vendet private ku shiten dru, ndërkaq fermat pyjore i kanë ndaluar dërgesat, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Çdo dërgesë e re nga furnizuesit është për 100-200 denarë më e shtrenjtë. Plus, nuk mund të gjesh punëtorë për prerjen dhe ngarkimin, a ato që janë kërkojnë më shumë para. Në fund, më shumë para shkojnë për punëtorë, se sa për biznesin”, thonë pronari i një biznesi për shitjen e druve për ngrohje në rrethin e Shkupit.

Në Shtip, një kub metër dru për ngrohje shitet për 4.500 denarë, por nëse shtohen harxhimet për prerje, çarje dhe radhitje, çmimi përfundimtar arrin në 5.000 denarë.

“Furnizuesi tanimë dy muaj nuk dërgon dru, edhe pse ka nënshkruar marrëveshje sipas çmimit prej 3.400 denarë për kub, me arsyetimin se ekskavatorët dhe makineritë tjera të fermave pyjore janë angazhuar për prodhimin e peletave të funksionarëve që udhëheqin biznesin e tyre. A është ajo vetëm arsyetim nuk e di, por mund të them se dërgesa që prej pranverës ka filluar mirë dhe deri më tani 60% e qytetarëve që kanë kërkuar kanë marr dru, por 40% e tyre vijnë dhe ua kthejmë paratë. Bëhet fjalë për 350-400 kub dru të qindra qytetarëve”, thotë Millanço Manev nga Shoqata e Pensionistëve Invalidor në Shtip.

Sipas hulumtimit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, gjysma e amvisërive në Maqedoninë e Veriut ngrohen me dru. Diçka mbi 30% ngrohen me rrymë, 10% me ngrohje qendrore dhe 8% me briket dhe pelet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme