Roja e sigurisë e vret diplomatin afgan në konsullatë

Një roje e sigurisë e ka vrarë me armë zjarri një diplomat afgan brenda konsullatës afgane në qytetin pakistanez, Karachi, njoftojnë zyrtarë.

 

Mohammad Zaki Abdu – sekretari i tretë i konsullatës – ka vdekur nga plagët pak pasi që u qëllua, njofton zëdhënësi i konsullatës afgane në Karachi, Haris Khan, transmeton Express.

“Po punonim në zyrën tonë kur dëgjuam të shtëna,” ka thënë ai.

Roja, i identifikuar vetëm si një shtetas afgan me emrin Rahatullah, është dërguar në paraburgim, ka njoftuar zyrtari i policisë, Azad Khan.

Të dy zyrtarët kanë thënë se motivi që çoi në vrasjen e diplomatit ende nuk dihet./Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme