Rokas: Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian, shfrytëzojeni momentin

Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kështu bëri thirrje ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas sot në Parlament në seancën e përbashkët të Këshillit parlamentar për eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku në rend dite ka qenë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Rokas në fjalën e vet tha se duhet të shfrytëzohet momentumi ndaj vendit tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që të shfrytëzoni momentumin aktual drejt zgjerimit. Ka një moment të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni dëshmuar të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka një interesim të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Kryetari i ri i Këshillit, komisari i ri për zgjerim dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas, të gjithë kanë shprehur mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së.

Ai porositi deputetët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në radhë të parë për përfitimet e qytetarëve që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së theksoi se zgjedhjet dhe emërimet “në pozita të caktuara në institucione dhe agjenci shtetërore duhet të jenë në kohë dhe të bazuara në merita” dhe se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm në rastet për ligjet për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme