Roma ndalet me barazim nga Lecce

Roma barazon me Leccen, vendosin golat e shënuar në pjesën e parë.

Roma ka barazuar si mysafir me Leccen me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Ndeshja nisi vrullshëm, me të dy skuadrat që shënuan që në start.

Fillimisht ishte Lecce që shënoi, me Roger Ibanez që tundi rrjetën në portën e tij për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Roma barazoi, pasi fillimisht fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Paolo Dybala për 1-1.

Të besuarit e Jose Mourinhos kishin disa raste në pjesën e parë, por nuk ia arritën të shënonin.

Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, me Romën që tentoi fitoren, por nuk ia arriti.

Me këtë barazim, Roma është në pozitën e tretë me 41 pikë, ndërsa Lecce është e 14-ta me 24 pikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme