Roma e zyrtarizon Diego Llorenten
AS Roma ka kompletuar transferimin e Diego Llorentes nga Leeds Unitedi.
Klubi italian bëri të ditur se marrëveshja fillestare është për huazimin e spanjollit deri në fund të sezonit.
Si pjesë e marrëveshjes, Roma ka opsionin për ta bërë të përhershëm transferimin e tij në verë.
Qendërmbrojtësi spanjoll luajti 59 ndeshje me Leedsin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola.
Ai numëron edhe 10 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës.
Ndryshe, 29-vjeçari me Leeds Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.