Romela Begaj betohet në Kuran: Jam e pastër

Shtangistja Romela Begaj zhvilloi sot një konferencë për shtyp për të dhënë sqarime në lidhje me njoftimin e rezultateve të testit B për doping, në të cilin ajo doli pozitive.

Romela u betua me Kuran dhe para flamurit shqiptar dhe për dy njerëzit e saj më të shtrenjtë se është e pastër.

“Jemi vend i botës së tretë. Më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka. Për një moment isha krenaria, sot, në shi, jam harruar e nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë i’a solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë”, deklaroi ajo.

“Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit, popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjëra, më të shtrenjtat që kam. Kam një emër Romela Begaj, gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kamn në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”, tha Begaj.

“Mos merrni pjesë në krim. Si keni familje, fëmijë dhe prindër i dhemb kur i hidhet poshtë djersa e gjaku. Unë jam këtu, gati për cdo verifikim. Jam kampionia e botës, e kam mundur një botë me pastërti, në 12 të natës të çohem prapë do ti mund”, theksoi ajo.

Sipas jush çfarë ka ndodhur?
Ka ndodhur që unë mora një medalje, më vjen keq që jemi bota e tretë dhe kam mundur botën e parë. Unë jam e pastër. Jam e gatshme si për herën e parë që më është akuzuar kjo substancë e qelbur. Kam 13 vite sport dhe të gjitha medaljet që kam sjellë në Shqipëri i kam të pastra. Nuk i tremben asnjë lloj analize.

Po si ka mundësi që keni rezultuar pozitive?
Jemi botë e tretë, e thashë e pak më parë. Unë jam përballur si me humbje dhe me fitore, por duhet dhe ndihma. Askund nuk hidhet poshtë sportisti siç ndodh në këtë vend.

A keni patur mbështetje nga shteti shqiptar?
Nëse do kishte patur mbështetje, jo për mua si Romelë, por për të gjithë sportistët që kanë derdhur gjak për këtë flamur, do ishte ndryshe. Mua më kanë vrarë për së gjalli.

Çfarë do ndodhë pas kësaj?
Penalizmi mund të merren, kanë të drejtë të plotë. Por jeta ime është në sport.

A do ta ndjekësh në shkallë tjetër?
Unë si Romelë nuk kam mundësi as financiare, dhe as mbështetje. Njëherë shkova vetëm, dhe asnjë nuk erdhi as të më pyesë çfarë ndodhi. Unë e deklaroj kushdo është i gatshëm të vijë të më marrë dhe ta analizojmë, por unë vetë nuk kam mundësi./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme