Ronaldo e bën për “pesë pare” Tean: Çfarë nuk the për Olsën, ndërsa tani po e mbron

Mbrëmjen e kaluar u mbajt “Fan Club” në “Top Channel”.

Edhe mbrëmë u bënë debate të ashpra, shkruan lajmi.

Ndërkohë që e pranishme ishte Olsa Muhameti, autore e Për’puthen, program ky që ka formuar si personazh publik Efin dhe Tean.

Ndërkohë që Olsa ishte duke komentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.

Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.

Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.

“Unë dua të pyes Tean. A nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë. Çfarë nuk ke thënë për Olsën kurse tani del dhe e mbron. Më gjithë respektin që kam për programin.” – tha Ronaldo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme