Ronaldo: Na pret “lufta” me Francën, ky është Europiani i fundit për mua

Portugalia do të përballet me Francën në çerekfinalen e Europianit. Kapiteni Kristiano Ronaldo ka dhënë një prononcim për RTB teksa shprehet:


“Franca është favorite në këtë kompeticion, me Gjermaninë dhe Spanjën, na pret një ndeshje e vështirë. Do të shkojmë në luftë. Ekipi po ecën mirë, ky sukses ishte një shpërthim energjie dhe unë gjithmonë do të jap gjithçka me këtë fanellë, do ta bëj gjithë jetën dhe kam 20 vjet që e bëj.

Kam humbur penalltinë, por kam dashur që të jem i pari që shënon, sepse duhet të marrësh përgjegjësinë. Të bëj njerëzit të lumtur është ajo që më motivon më shumë.

Fakti që ky është kampionati im i fundit Europian nuk më prek aq shumë sa ndjenja e gëzimit që ndjej kur shoh fansat e mi, familjen time dhe “dashuria që kanë për mua”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme