Cristiano Ronaldo ka reaguar pas sulmeve të fundit në Barcelonë.
Portugezi është solidarizuar me viktimat.
“I tronditur me lajmet që vijnë nga Barcelona. Solidarizohem me familjen dhe miqtë e viktimave”, shkroi Ronaldo në Twitter, përcjellë “Lajmi.net”.
Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.