Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka edhe dy kritere pa përmbushur për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Roth e ka quajtur të pakuptimtë që SHBA-ja të flasë për këtë gjë. Ndërkaq, ai tha se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund menjëherë.
“Është krejtësisht e pakuptimtë që SHBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit – jo SHBA-ja!” ka shkruar ai.
Frank Schwabe iu është drejtuar Escobarit se “ne do të vendosim mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim bazuar në rregullat dhe vlerat tona”.
Kurse, Knut Abraham, po ashtu ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës, Këshilli vendos si i pavarur.
© SYRI.net