Me 12 kilogramë më pak, Rozana Radi tregon format trupore në bikini.
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rozana Radi, këtë kohë është komentuar mjaft shumë për paraqitjen e jashtme.
Kjo pasi në një bashkëbisedim me fansat, ajo ka bërë të ditur se hoqi mbi dhjetë kilogramë.
E së fundmi artistja po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, ndërkohë që nuk kanë munguar as pozat atraktive me bikini.
Me më 12 kilogramë më pak, Rozana duket shumë më e freskët dhe në formë të mahnitshme.
“12 kilogramë më pak”, ka shkruar ajo.
Replikat nga miqtë e ndjekësit qenë të menjëhershme duke e përgëzuar për fizikun atraktiv.
Radi përndryshe ka qenë më e tërhequr nga muzika viteve të fundit.