Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Vitomiricë të Pejës janë rrahur dy vëllezër.
Në incident është përdorur edhe thika. E gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ata po rregullonin kopshtin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar ( vëllain e ti) rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mprehtë ( thikë). Viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.