Dy të punësuar në Ministrinë e jashtme në Shkup janë rrahur brutalisht në zyrën e tyre të punës. Sipas informacioneve të policisë, i punësuari 41 vjeç me inicialet T.R dje rreth orës 16.40 ka denoncuar në një nga stacionet policore në Shkup se rreth orës 15:20 në zyrën e punës në Ministrinë e Jashtme është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij me inicialet V.S, me të cilin po punonin në të njejtën zyrë, informon INA.