Rrahje e përgjakshme në Kumanovë

Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e djeshme në Kumanovë në rrugën “11-Oktomvri”.

Sipas raportit policor, përderisa A.I (48) nga Sllupçani ka qëndruar me personin F.J. në ëmbëltoren “Romantika”, kanë ardhur personat F.H. (46), F.S. (48) dhe F.Z. (51) të gjithë nga Çerkezi.

Për një moment F.Z ka spërkatur me sprej në sy A.I ndërsa më pas F.S. me mjet të fortë metalik e ka goditur në kokë  dhe është larguar nga vendi.

A.I me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente në Kumanovë ku është ndaluar për mjekim.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme