Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan rreth orës 19:00, me ç’rast janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre i mitur.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, shqiptarë – njëri i moshës së mitur, pasi që janë rrahur me dy viktima, burra shqiptarë, njëri i moshës së mitur. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Viktimat janë ndaluar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri i moshës së mitur është liruar.
© KOHA.