Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është në dërguar në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh, transmeton Express.



