Do të mjaftonte një kronikë e qeshorit të vitit 2020, që Usama Gashi, njëri prej autorëve të sulmit me levë të Ledio Sulkuqit, kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, të bëhej një emër i njohur.
Usama Gashi 24-vjeç, është shpallur ditën e sotme si njëri prej autorëve të sulmit me levë të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, nga blutë. Por mesa duket, sherret dhe përfshirja në atentate të të njëjtit lloj nuk janë risi për të riun.
Mbrëmjen e 30 qershorit, Usama Gashi ka rrahuar me shkop bejsbolli, Leonard Ibran së bashku me disa persona të tjerë, një dëshmi kjo që u zbardh nga ish miku i tij, Amarlido Mema, gjë i kushtoi Gashit një arrest shtëpie.
Edhe pse i përfshirë më parë në të tilla ngjarje, sulmi ndaj Ledio Sulkuqit, ende shqyrtohet nga policia si një ngjarje e cila ka ardhur si pasojë e postit të këtij të fundit.
Ndaj Gashit aso kohe u ngrit akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”. Si pasojë e përplasjeve mes disa të rinjve në zonën e Kinezëve, ai ka goditur me shkop bejsbolli Leonard Ibin, duke i shkaktuar thyerjen e krahut. Përplasja mes dy grupeve të të rinjve është realizuar në orët e mbrëmjes së datës 30 qershor 2020, pikërisht në lokalin e shtetasit Ronaldo Lazari.
Po ashtu më 30 qershor 2018, Usama Gashi ka denoncuar në polici Amarildo Memen dhe Margit Llapushin, për akuzën e “Kanosjes”, por kjo çështje është pushuar.
Ekziston një pistë e fortë dyshimi se mes kancelarit dhe grupit të përfshirë në sulmin e tij ka një konflikt personal, duke qenë se ky i fundit ka refuzuar disa herë të rrëfehet në polici.
NJOFTIMI I POLICISË PER RASTIN E KANCELARIT TE GJYKATES
Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej bashkëpuntorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, indentifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje./GSH