“Rrebelohen analistët e pavarur të BDI-së, pasi kuptuan që janë paguar më lirë se analistët maqedonas?!”

Për shkak të mosbesimit të madh të qytetarëve ndaj udhëheqësve dhe funksionarëve të BDI-së, kjo parti kishte vendosur që qëndrimet dhe tezat e veta kryesisht t’i “shesë” në opinion përmes “analistëve të pavarur”, me shpresë se atyre opinioni do të ju besojë më tepër, thonë burime partiake.

Këto burime thonë se qëllimi i strategjisë parazgjedhore përmes “analistëve të pavarur” ka qenë që të hapen çështje të reja abstrakte dhe të harrohen “dështimet konkrete të BDI-së” në të kaluarën.

“Detyra kryesore e analistëve ka qenë që të defokusohet opinioni nga disa gjëra kryesore: Dështimi me magjistralen Shkup-Bllacë, Rasti i Kumanovës dhe Rasti Monstra, si dhe fakti që pas dobësimit të BDI-së nuk pati asnjë rast të montuar policor e gjyqësor me viktima shqiptare, gjë që ishte bë traditë gjatë qeverisjes shumëvjeçare kur BDI ishte shumë e fortë. Këto raste nuk përputhen me propagandën se në Maqedoni nuk bëhet asgjë pa thënë Ali Ahmeti dhe BDI-ja dhe duhej të bëhet maksimumi që këto dështime të harrohen nga opinioni. Për këtë qëllim edhe u angazhuan një tufë prej 40 deri 45 analistëve”, theksojnë këto burime.

Sipas tyre, puna ka dështuar në momentin kur doli në opinion informacioni se kompania Market Vision me pronarë maqedonas, e cila vazhdimisht i nxjerr VMRO-në dhe BDI-në si parti të para në anketat që i bën, ka fituar tre milionë euro për shërbimet e saj gjatë qeverisjes së Gruevskit dhe Ahmetit, që është shumë ekstremist më e madhe se shuma që kanë fituar “analistët e pavarur” shqiptarë të BDI-së.

“Kjo shkaktoi revoltë tek ata sepse u bindën që janë paguar shumë më lirë se analistët maqedonas. Për këtë arsye janë rebeluar dhe ditët e fundit nuk janë duke e lavdëruar BDI-në as me kolumna as me statuse në facebook si më herët. Tash sa po e shohim këtë detyrë e kanë marrë disa analistë nga Shqipëria, ose siç i quajnë atje opinionistë. Mirëpo prap se prapë nuk ka asnjë efekt nga kjo punë. Anketat po tregojnë se shqiptarët janë të kënaqur nga periudha kur u dobësua BDI-ja dhe do të votojnë për dobësim të saj edhe më tej”, thonë burime partiake që kërkojnë të mbeten anonime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme