Banorja e BBVK-së, Drenusha ka bërë rrëfimin për jetën e tij sot në “Prime”.
Para se të shfaqej klipi, ajo tregoi se këto ditë nuk ishte mirë.
“Nuk jam mësuar të jem aq larg nga fëmijët për kaq kohë. Për shkak edhe situatave në shtëpi më ka kap një frikë se çka po ndodh jashtë. Mbrëmë pyetjet e publikut kanë qenë të çuditshme dhe me kanë frikësu. Pyetje e Vullnetit se mos Atilla do ta përdorë agresivitetin që ka treguar në lojë në gjyq”, tha ajo.
Teksa pas kësaj u dha rrëfimi Drenushës.
Ajo aty ka folur për lidhjen me Atillën dhe periudhën kur ajo ishte në Suedi ndërsa partneri i saj në burg.
Drenusha ka treguar se nuk kishin ku të qëndronin.
“E kam pas një fazë të vështirë, depresive. Unë jam rrit mirë deri në moshën 12 vjeçe dhe ka qenë shumë e rëndë për mu. Nuk e kam pranu asnjëherë që ka vdek. Ai ka qenë gjithçka për mu. Në vitin 2012 kam pas një fazë të vështirë problemet që kanë fillu mes meje e tij kanë qenë të rënda dhe kisha fazë depresive. Nuk e kam kuptu se me çka po kalon ai. Në vitin 2013 kam taku partnerin tem që kam dy fëmijë me të. Kemi pas një relacion të çuditshëm, prishje dhe ribashkime. Në shtazaninë time ai ishte në burg, nuk kam pas ku me jetu as çka me hanger. Njerëzit mendojnë se shtetet e Evropës të ofrojnë të gjitha mundësit, por më kanë dhënë vetëm hotele. E vuaj atë pjesë. Pasi vajza ka mbush 1 vjeç kanë fillu problemet, më pas kam vendos më i dha fund lidhjes, por mora vesh që jam shtatzënë tashmë duke pritur një djal. Djali im ndarjen nuk e ka prit mirë sa që shteti suedez ka hetu gjendjen e tij”, tha ajo.