Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam

Bes Kallaku ka folur si kurrë më parë për jetën e tij personale pas ndarjes nga Xhensila.

Ai tha se tani për të, gjëja më e rëndësishme janë fëmijët, teksa shtoi se lajmet për ndarjen kanë qenë të rënda për të.

“Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, tha ai né Vizion Plus.

Besi thotë se me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme