Dimë që bandat e trafikimit tregtojnë fëmijë, të rritur, vajza, gra, pleq pa marrë parasysh arsimimin, mënyrën e jetesës apo moshën.
Të njëjtin fat ka pasur edhe 23 vjeçarja shqiptare me emrin Natasha, e cila është trafikuar nëpër Evropë pa e ditur se ku po e qojnë.
Historia trafikimit të saj fillon me përfundimin e studimeve, e cila kishte vendosur që pushimet pas studimeve ti kalojë me të dashurin e saj dhe familjen e tij. Natasha e gjeti vetën të tradhtuar nga i dashuri, i cili e mori atë dhe e dërgojë në një vend të panjohur.
Dy vjet më parë, në moshën 21 vjeçare ajo ishte në fund të karrierës universitarë në Shqipëri. Ajo gjatë studimeve ishte takuar me një student me ermin “Pjetri”, dhe së bashku kishin vendosur që të bëjnë një udhëtim për të parë familjën e tij në Belgjikë.
Për Natashën ishte hera e parë që do të linte Shqipërinë dhe plani i saj ishte të kalonte disa javë nëpër Evropë, duke filluar me Belgjiken, në mënyrë që të njihte familjen e partnerit të saj, me synim për tu martuar me të.
Por ajo as që i’a kishte idenë se udhëtimi i saj do ta kalonte në prostitucion të detyrurar.
“Unë kam vuajtur shumë, e kam të vështirë ti fshij vuajtjet që kam përjetuar nga memoria ime”, ka thënë ajo.
Me të mbërritur në Belgjikë bashkë me të dashurin e saj Pjetrin. Kishin shkuar në shtëpinë e një shoku të tij, ku më pas ai i kishte thënë “Unë nuk do të kthehem më. Ju do të qëndroni këtu dhe do të prisni për ato që do të ndodhin më vonë”./Insajderi.com
“Pjetri ishte larguar dhe nuk ishte parë kurrë më”, kishte thënë Natasha, shkruan Independent.
Atë natë Natashën e çuan në një dhomë gjumi në të cilën ndodhej një burrë që nuk e kishte parë kurrë. Pas këtyre ngjarjeve që përjetonte ajo ra në depresion.
Muaj me vonë Natasha kuptoi se ishte shtatzënë, por banditet nuk e lejuan të dilte nga ambienti i mbyllur në të cilin e kishin dërguar.
“Më duhej të bëja diçka për të dalë nga kjo situatë, e vetmja gjë që qëndroi në mendjen time ishte të dilja nga ky vend”, ka thënë ajo.
Një natë Natashës i erdhi mundësia që të dilte, ajo në atë kohë ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Ajo arriti të dilte dhe e bindi një shofer që ta largonte nga ai vend i zymtë në të cilin sjellshin femra të vendeve të ndryshme për të punuar si prostituta.
Foshnja e saj lindi në mënyrë të sigurt dy muaj pas ikjes së saj. Tani është gati 18 muaj. Natasha u arratis nga kapitenët e saj, kështu duke u ribashkuar me familjen e saj në Shqipëri.