Rrëfehet vajza e Milosheviqit: Atë natë kur erdhën për ta arrestuar…

Në një intervistë të rrallë për media, e bija e Slobodan Miloseviqit, ka treguar çfarë kishte ndodhur natën e arrestimit të babait të saj, kur vila në të cilën po qëndronte së bashku më familjarët ishte rrethuar nga njësitet speciale të policisë serbe.

“Shkoi sepse po të mos shkonte me ta në burg, thanë që do të vrisnin të gjithë personat që gjendeshin në shtëpi. E në shtëpi ishin më tepër se 30 njerëz. Aty ishin miqtë e nënës dhe babait, miqtë e mi. Ata e demoluan krejt rezidencën. Vërtetë mund të na vrisnin të gjithëve. Do e kujtoj gjithë jetën. Ajo ishte më e vështirë se sa të gjendesha në betejë”, ka thënë Marija Milosevic.

Në burgun e Beogradit ajo e vizitonte përditë.

“Një ditë ia dërguan në qeli aktakuzën e Carla del Pontes. E ne para kësaj kishim marrë garancitë nga Kostunica dhe Dzindic, se nuk do të ekstradohet në asnjë burg të huaj”, tha e bija e  Milosevic, i cili  vdiq ende pa mbaruar procesi gjyqësor kundër tij në Tribunalin e Hagës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme