Prindërit e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi pasi u ndaluan nga disa persona të armatosur që po udhëtonin me motoçikleta.
Nëna e tij u shpëtua disa orë më vonë, por babai i tij mbetet ende i zhdukur.
Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhetse janë rrëmbyer teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre.
Raportimet nga mediat kolumbiane shkruajnë se ata ishin në një pikë karburanti kur u afruan njerëzit e armatosur që udhëtonin me motoçikleta.
Federata e Futbollit e Kolumbisë tha se rrëmbimi ishte për të ardhur keq dhe u kërkoi autoriteteve të shpëtonin babanë e lojtarit të njohur.
© SYRI.net