Rrëshqet masivi dherave në aksin rrugor Ura e Shtrejtë – Prekal, bllokohet plotësisht qarkullimi


Aksi rrugor Ura e Shtrejtë – Prekal është bllokuar plotësisht për qarkullim, pas një shembjeje të konsiderueshme të trupit të rrugës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave si pasojë e motit të përkeqësuar dhe reshjeve intensive të 48 orëve të fundit.

Shembja është konstatuar në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, një segment problematik i këtij aksi, ku masa të mëdha dheu kanë rrëshqitur drejt rrugës, duke e bërë atë të pakalueshme dhe potencialisht të rrezikshme për çdo mjet apo këmbësor.

Menjëherë pas sinjalizimit, në terren kanë ndërhyrë ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër  dhe kanë bllokuar aksin, me qëllim shmangien e çdo rreziku për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme