Rreth 20 mijë shkelje në trafik vetëm në dhjetor të vitit që lamë pas

Vetëm në dhjetor të vitit që lamë pas janë regjistruar rreth 20 mijë shkelje në trafik ndërsa 132 persona janë privuar nga liria. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme shumica e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë. Nga 132 personat e privuar nga liria, 109 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë 5.515 shkelje ishin për parkim të parregullt, 2010 për drejtim të automjetit pa leje. 19 persona janë sanksionuar për drejtim të motoçikletave pa helmetë mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 441 këmbësorë. 1.136 persona janë sanë sanksionuar për mos-vendosjen e rripit të sigurisë. Nga MPB njoftojnë se kontrollet vazhdojnë dhe bëjnë thirrje për respektim të rregullave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme