
Qeveria ende pa përgjigje ndaj kërkesës së shoqatës 16 Marsi nga Koçani, të cilën e përbëjnë familjarët që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë në diskotekën Pulse, për ndihmë të njëhershme financiare. Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi nëse do të paguhen ndihma financiare por thjeshtë tha se për këto çështje ka diskutuar në takimet e zhvilluara me prindërit. Akuzon struktura politike për keqpërdorim të rastit.
“Struktura të caktuara politike dhe të afërm të brejtësve politikë përpiqen që këtë temë ta keqpërdorin dhe të fitojnë pikë politike në kurriz të familjarëve. Gjithçka që kam pasur të them e kam thënë në takimet me prindërit dhe shoqatën, kështu edhe do të vazhdoj. U paraqita në komisionin anketues edhe pse e dini se kishte shumë spekulime për njërin prej takimeve që pata me prindërit. Mund të them se shumë nga gjërat që janë publikuar për takimet me prindërit nuk janë të vërteta”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk



