Rreth 30 profesorë të universiteteve të Kosovës, kanë publikuar punime në një revistë shkencore e cila doli të jetë e rrejshme.
Për ta vërtetuar këtë, ne ketë reviste e cila mban emrin “Global Research Online” dhe pretendohet të jetë themeluar në Indi, janë publikuar punimet shkencore të kopjuara, me emrat fiktiv Rrush Kalaveshi, Shpat Kodra, Burrë Dheu duke përdorur emrin e një universiteti jo egzistent, raporton RTV Dukagjini.
Këto punime janë pranuar të publikohen nga kjo revistë, gjë që dëshmon së revista në fjalë nuk ka asnjë kriter të verifikimit të punimeve.
Në mesin e këtyre punime që gjenden të publikuara edhe punimet shkencorë të prodekanë, profesorë e asistentë të universiteteve në vendin tonë.
HAMIT ISMAILI- profesor – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
KEMAJL KURTESHI- profesor- Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
RAMIZ HOTI- profesor – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore UP
MUSAJ PAÇARIZI- profesor- Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- departamenti i kimisë. UP
MAKFIRE SADIKU Prof.Ass.Dr- Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
KASUM LETAJ- prof. dr Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore- UP
FERDIE ZUSHI ETEMI – Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore- UP
NASER TRONI- Prof.Asoc.Dr. – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
IDRIZ VEHAPI- prof. Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore , Biologji, UP
IBRAHIM RAMADANI- Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore – UP
Prof.Asoc.Dr.NAIM SYLA- – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
BARDHA KORCA – prof. Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore- UP
HAMIT ISMAILI- Asistent Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore UP
VEPRIM THAÇI- Asistent – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore UP
SHQIPTAR DEMAÇI – Doktor, kirurg torakal
IZET IBRAHIMI – Dr i shkencave Teknike KS
HAZIR S. ÇADRAKU- Profesor i inxhinierisë dhe ndërtimtarisë UBT Prishtinë
SHKUMBIN SHALA- Specialist i Cilësisë së Ajrit në Institutin e Meterologjik të Kosovës
SOKRAT GJINI- Prof. asoc.dr. Universiteti “Eqrem Qabej” Gjirokastër
ILMIE VLLASAKU- Shkup – Profesoreshe e Veterinarisë
AGRON KRRASNIQI- Dr. i Gjinekologjisë dhe Obstetër KS
MURTEZAN ISMAILI- profesor i Shkencave Bashkëkohore ne South East European University- Maqedoni
Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala. Prorektor për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore- Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë
Prof. Ass. Dr. BEDRI Millaku- prodekan dhe profesor ne Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë
Prof. Ass. Dr. – AFRIM SELIMAJ- Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
Msc. EMINE TURKAJ- Asistente në Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë.
Prof. Ass. Dr HALIT SHABANI – fakulteti i Biznesit , Universiteti “Haxhi Zeka “ Pejë
Msc. ARMEND MEHMETAJ, asistent ne Universiteti “Haxhi Zeka“ Pejë
BESFORT AHMETI, Asistent ne Fakultetin e Biznesit, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë
NAIM HASANI- UP, profesor – Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
DUKAGJIN ZEKA- professor ne Fakultetin e Agrobiznesit , universiteti “Haxhi Zeka” Pejë.
AZIZ BEHRAMI- Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, professor i Teknologjisë ushqimore
Në lidhje më këtë në kuadër të emisionit “Zyra e Ankesave” foli Shyqyri Bytyqi. Ai tha se punimet e publikuara janë të mëhershme dhe nuk njihen me udhëzimin e ri administrativ.
“Konsideroj se ne e kemi zgjidhur këtë problem me udhëzimin e ri administrativ se në cilat revista duhen publikuar punimet shkencore. Jemi në kontakt me universitetin për publikimet që janë bërë në të kaluarën. Udhëzimi i ri administrativ kufizon revistat ku duhen publikuar punimet, përndryshe ato punime nuk iu njihen për avancime të mëtejme akademike”, shprehet ministri Bytyqi.
Ky udhëzim ri administrativ sipas Bytyqit ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti dhe konkursi për avancime akademikë i është përmbajtur këtij kriteri./ Telegrafi/