Rreth 5 për qind e popullsisë mori pjesë në aksionin e pastrimit, mblodhën 46 mijë thasë me mbeturina

Pas aksionit të suksesshëm të së shtunës, për pastrimin e mbeturinave në Kosovë, task-forca e “Ta pastrojmë Kosovën” ka zbuluar detaje nga aksioni.

Në konferencën për media u tha se në dy ditët e para të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” kanë marrë pjesë rreth 110 mijë vullnetarë dhe janë grumbulluar mbi 300 tonë mbeturina, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka marrë vendim që këtij aksioni t’i bashkëngjiten edhe shkollat e Kosovës, raporton KTV.

Sipas ushtruesit të detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është duke u punuar që aksioni të ndahet në shtatë rajone nga 10 ditë për secilin rajon, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër.

Matoshi ka thënë se po vazhdojnë edhe me eliminimin e mbeturinave inerte dhe për këto të fundit ka njoftuar se kanë ndarë 50 mijë euro për Komunën e Prishtinës për krijimin e deponisë për këto mbeturina.

Ndërkaq, Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se nga e marta, aksionet për pastrimin e Kosovës do të vazhdojnë në bashkëpunim me komunat.

Nënkryetari i Asociacionit të Komunave, Xhafer Gashi, premtoi se aksioni do të vazhdojë, derisa zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, shtoi se kjo ministri iu bashkua aksionit me 300 punëtorë në terren në rreth 20 lokacione.

Kurse, zëvendësministrja e MMPH-së, Milena Zdravkoviq, tha se në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe komunat serbe dhe se aksioni është zhvilluar me sukses.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka filluar më 15 shtator në komunat e Kosovës dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme