Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe la në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.
Kalaja deklaroi në studion e News24, përballë Ola Bruko se e përshëndet vendimin e gjykatës, por sipas saj masat ndaj Ballukut duhej të ishin më të ashpra. Ajo ngriti dyshime mbi ecurinë e hetimeve, duke thënë se prokurori Dritan Prençi duhej që brenda muajit prill të dorëzonte dosjen ose të kërkonte zgjatje të afatit.
Sipas Kalasë, çështja mund të sjellë rikualifikim të veprave penale dhe një dënim të mundshëm deri në 35 vite burg.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza.
Prokurori Dritan Prençi duhej që brenda prillit të dorëzonte dosjen ose të bënte zgjatje të afatit ne s’kemi informacion që është bërë.
Mua më ngre dyshime që po amnistohet sepse që nga marsi s’ka veprim për heqjen e imunitetit. Do të ketë rikaulifikim të veprave penale dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Ligji thotë se brenda 6 muajsh duhet mbyllur dosja çfarëdo vendimi të marrësh.”, thuhet në reagim.
The post “Rrezikon 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për hetimet ndaj Ballukut: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka veprime për imunitetin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



