Rreziku i zjarreve: Ndalohet lëvizja në pyje nga 1 korriku

Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Nga 1 korriku deri më 31 gusht 2026 ndalohet lëvizja në pyje për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve. Nga Ministria e Bujqësisë kanë paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe hyrja në pyje do të lejohet vetëm me leje të veçantë nga institucionet përgjegjëse. Kjo masë është marrë për të parandaluar zjarret dhe për të mbrojtur natyrën, ndërsa qytetarët janë thirrur ta respektojnë vendimin.

Ministri i Brendshëm Toshkovski paralajmëroi shtimin e kontrollit nga ana e policisë për të kapur piromanët.

“Lidhur me piromanët qe i kemi në shtet, dhe e djegin shtetin e tyre , vlerësojë se mundemi dhe do ta përmisojmë qasjen ndaj këtij kriminaliteti dhe për këtë arsye po investojmë në pjesën e teknologjisë dhe mbikëçyrjes dhe forcimin e kapaciteteve policore dhe vlerësojë se do te kemi përgjigje me te mire në te ardhmen dhe do të ulim kriminalitetin që lidhet me piromanët”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i MPB-së.

Personat që do të kapen duke lëvizur pa leje nëpër pyje do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro/Alsat.mk.

The post Rreziku i zjarreve: Ndalohet lëvizja në pyje nga 1 korriku appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme