Rreziku nga ekstremizmi në shkolla, fillon trajnimi për 22 mijë mësues

Rreth 22 mijë mësues të ciklit të ulët dhe atij të mesëm, do të trajnohen ditën e nesërme mbi sjelljet antishoqërore në shoqëri, në 2168 shkolla të vendit.

Në trajnim mësuesit do të rrisin njohuritë e tyre se si të identifikojnë shenjat e sjelljeve antishoqërore, që mund të çojnë në sjellje të dhunshme në shkolla, duke u fokusuar në mbrojtjen e fëmijëve, veçanërisht atyre nga grupe vulnerabël.
Trajnimi adreson mënyrën e menaxhimit të rasteve që kur lindin, duke shfrytëzuar burimet brenda shkollës, komunitetit dhe institucioneve qeveritare.
Iniciativa e zhvilluar nga Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, realizohet në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Mësuesit do të trajnohen nga kolegë të tyre të trajnuar më parë. Më herët është kryer trajnimi ne Akademinë e Sigurisë i 52 përfaqësuesve të DAR dhe ZA-ve, të cilët më pas trajnuan 1835 arsimtarë të tjerë nga 1377 shkolla, si dhe vijoi përgatitja e kurrikulës së trajnimit. Kurrikula përmban 13 tema dhe dy video leksione.

Në fund të trajnimit të gjithë mësuesit pjesëmarrës do të plotësojë një pyetësor, gjetjet e të cilit do të shërbejnë për të identifikuar problemet në këtë fushë.

Në kuadër të strategjisë, me vendim të Këshillit të Ministrave u krijua në 1 Janar 2018, Qendra Koordinuese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, e parashikuar në strategjinë kombëtare të masave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

Në vitin 2016 Kryeministri emëroi Koordinatorin Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Agron Sojati, për krijimin e mekanizmave të angazhimit të aktorëve të të gjitha niveleve për adresimin adekuat të kësaj çështjeje.

Nisma është inkurajuar përmes këtij videomesazhi nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, e cila garanton për vëmendje dhe fokus të vazhdueshëm nga ana e qeverisë për mjedise edukative të sigurta për nxënësit shqiptarë./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme