Rrëzohet gjatë punës, vdes i moshuari nga Gostivari

Një 67-vjeçar nga rajoni i Gostivarit ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkallët e ndërtesës ku po punonte.

Nga SPB-Tetovë thonë se i ndjeri ishte dërguar në spital, pa shenja jete.

“Dje (20-shkurt) në ora 14:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar është sjellë i pa shenja jete 67-vjeçari M.S. nga Negotina e Pollogut. Sipas njoftimit, ai ka rënë nga shkallët teksa po lyente në një shtëpi në këtë fshat. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kurse me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, njofton SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme