Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 10:14
Një helikopter “Apache” i forcave ushtarake greke ka rënë në lindje të Halkidhikisë në Greqi, rreth 150 km larg Selanikut gjatë lojës ushtarake “Sarisa 2016” që ka filluar sot në mëngjes në këtë zonë.Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, pilotët janë munduar të kryejnë ulje emergjente, por helikopteri ka rënë në det në gjirin Orfanou. Arsyet e këtij aksidenti ende nuk bëhen të ditura dhe nuk konfirmohet nëse ka pasur një defekt teknik.
Dy pilotet janë shpëtuar nga forcat e Marinës detare dhe tashmë transportohen në spitalin ushtarak 424 të Selanikut.
Ky është helikopteri i dytë që rrëzohet brenda këtij viti në Greqi. Në shkurtin e kaluar, një helikopter i forcave të Marinës greke është rrëzuar në afërsi të ishulli Leros në Egje, ndërsa merrte pjesë në një manovër të përvitshme ushtarake dhe tre oficerë humbën jetën.